19/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPJ Maqedoni: Zhbllokohen kamionët që ishin ndaluar në kufirin në mes Ukrainës dhe Polonisë

Ministria për Punë të Jashtme e Maqedonisë së Veriut informon se kamionët e tregtarëve nga Maqedonia e Veriut, të cilit ishin ndaluar në kufirin në mes Ukrainës dhe Polonisë, janë liruar dhe u janë kthyer pronarëve.

“E njoftojmë opinionin se pas aktiviteteve të shumta të ndërmarra nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasadat tona në Poloni dhe Ukrainë, si dhe falë bashkëpunimit të autoriteteve ukrainase, transportuesve të kamionëve në pikën kufitare ndërmjet Ukrainës dhe Polonisë – “Jagodine” iu kthyen kamionët e tyre dhe malli i transportuar, të cilat më parë ishin sekuestruar nga autoritetet lokale të Ukrainës”.

“Me këtë hap, falë aktiviteteve të ndërmarra diplomatike, u zgjidh problemi i transportuesve tanë dhe u shmangën dëme të mëdha materiale për kompanitë e tyre”, thonë nga MPJ Maqedoni.

Të fundit