29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPPS: Hapim vende pune edhe në krizë, mbështeten 1.223 punësime të reja me mbi 236 milionë denarë grante dhe subvencione për paga

Pagesa e parë në vlerë prej 28,5 milionë denarë për tashmë marrëveshjet e lidhura për masën “Punësim dhe rritje të subjekteve juridike” kryhet sot, bëjnë të ditur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Deri tani, për këtë masë, janë nënshkruar marrëveshje me 186 firma, të cilët kanë punësuar 268 persona, ndërsa grantin e marrin për furnizim të pajisjeve të reja apo repromaterialeve. Mes të punësuarve 128 janë gra, ndërsa struktura e vendeve të punës tregon se 147 persona kanë deri në 29 vjet dhe për ato kompanitë marrin 153.750 denarë të pakthyeshëm për person. Një kompani mund të aplikojë për mbështetje deri në pesë punësime. Obligimi i kompanisë është që personat e rinj t’i mbajë në punë të paktën një vit.

Edhe për masën e dytë aktive për punësim “Subvencionim të pagave”, thonë nga Ministria, kompanitë kanë treguar interes të jashtëzakonshëm.

Te subvencioni i pagave mbështetja mund të jetë 3, 6 apo 12 muajshe. Subvencionohet paga bruto prej 19.000 denarë për person. Me mbështetjen më të madhe, firma marr 228.000 denarë të pakthyeshëm për punësimin e një personi, të cilin punëdhënësi ka për obligim ta mbajë në punë gjithsej 30 muaj. Kompanitë, thonë nga MPPS, kanë shfaqur interes të madh për publikimin e thirrjes së dytë edhe për të dyja masat.

Për masën për praktikantë, janë nënshkruar marrëveshje me 476 subjekte juridike, për angazhim të gjithsej 544 persona të papunë. Prej tyre, 476 janë deri në 29 vjet, ndërsa 325 janë gra. Praktika zgjat tre muaj, ndërsa pagesa kryhet në fund të çdo muaji, në llogari të praktikantëve, pas raportit paraprak nga firma për rregullsi, në vlerë prej 9.000.00 denarë për person për një muaj. Interesi i kompanive tregon se e kanë njohur mundësinë të trajnojnë kuadër në pajtim me nevojat e tyre, ndërsa të rinjtë e pranojnë praktikën sepse u siguron përvojë të mirë pune dhe ua përmirëson shanset për punë cilësore. ar/

Të fundit