07/10/2024
8.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPPS: Mungesa nga puna do të dëshmohet me vërtetim nga kopshti ose shkollat

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale iu bën thirrje të punësuarve dhe të gjithë punëdhënësve që rreptësisht t’i respektojnë masat të cilat Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i solli në seancën e djeshme për parandalim të përhapjes së sëmundjes COVID-19 . Secili mosrespektim i rekomandimit për lirimin e obligimeve të punës së një prej prindërve të fëmijëve të moshës 10-vjeçare që të denoncohet në Inspektoratin Shtetëror të Punës në numrin e telefonit 151 31.

Sa i përket ndërprerjes së punës në qendrat për kujdes të personave me aftësi të kufizuara, nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë edhe se lirimi nga aktivitetet e punës së prindërve të fëmijëve/persona me aftësi të kufizuara është zgjeruar në prindër të fëmijëve dhe të rinjve dhe të moshës mbi 10-vjeçare. Prindërit është e nevojshme që sipas parimit të njëjtë të theksuar më lartë të dorëzojnë vërtetim se personi është shfrytëzues i shërbimit të qendrës ditore për persona me aftësi të kufizuara. MIA.fc/

Të fundit