29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPPS: Ndihmë financiare për të gjithë të papunësuarit që kishin ndërprerje të marrëdhënies së punës në periudhën prej 11 marsit deri më 30 prill

Punëtorët që për shkak të krizës së koronës e humbën vendin e punës, pavarësisht kohës së kaluar në marrëdhënie pune, do të mund të vijnë shpejt në ndihmë për ta tejkaluar më lehtë periudhën e papunësisë. Ata do të marrin kompensim monetar përmes Agjencisë së Punësimit për një periudhë prej dy muajsh. Kompensim do të marrin personat e papunë, puna e të cilëve u ndërpre në periudhën prej 11 marsit dhe 30 prillit 2020.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut iu përgjigj nevojës së qytetarëve që kanë nevojë për mbështetje financiare sepse ata e humbën vendin e tyre të punës në krizën shëndetësore dhe ekonomike. Duke e plotësuar Dekretin me forcë juridike për zbatimin e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast papunësie, siguria e tyre materiale sigurohet duke e lehtësuar bazën në të cilën punëtorët e humbën vendin e punës. Të dhënat e Agjencisë së Punësimit tregojnë se në periudhën e kaluar, një numri të madh të të papunësuarve u është ndërprerë marrëdhënia e punës në bazë të një marrëveshje të nënshkruar, pushim nga puna ose deklaratë personale. Me dekretin e ri, të gjithë marrin të drejtën e kompensimit monetar, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Në Dekret është paraparë kompensimi monetar të paguhet në shumën 50 për qind të pagës neto mujore të punonjësve të paguar për muajin e kaluar, por jo më shumë se 80 për qind e pagës mesatare neto mesatare për një punonjës në vend, e publikuar për muajin e fundit.

Për të marrë kompensim monetar, personi i papunë duhet të paraqesë kërkesë brenda 30 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të Dekretit të ri, në qendrën kompetente të punësimit të Agjencisë së Punësimit.

Kujdesi për çdo qytetar, thonë nga MPPS-ja, është sistematik dhe ne nuk lejojmë që humbja e vendit të punës të përfundojë në varfëri. Personat e papunë e kanë të drejtën e sigurisë materiale dhe mund ta bëjnë këtë në një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë. ls/ab/

Të fundit