17/04/2024
12.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPPS: Pagesë e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe fëmijërore

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informoi se është në proces pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve për muajin prill të vitit 2020: Shtesa e garantuar e fëmijëve; Shtesa për fëmijë; Shtesa speciale për majin e vitit 2020; Ndihma e njëfishtë financiare për të porsalindurit; Shtesa prindërore për fëmijën e tretë; Shtesa prindërore për fëmijën e katërt; Shtesa e vetme prindërore.

Vijon pagesa për Shtesën Arsimore – Studimi; Ndihma minimale e garantuar; Kujdesi nga një i huaj; Ndihma financiare e vazhdueshme; Ndihma financiare e njëfishtë; Lëvizshmëri dhe verbëri; Aftësi e kufizuar civile; Strehim social; Sigurim shoqëror – pension social; Strehim i azilkërkuesve; Ndihaë financiare për kujdestar dhe Kompensim në para për një familje përkujdesëse

MPPS informon se pagesa e të drejtave të ndihmës financiare nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve në sportelet e bankave bëhet në faza, sipas renditjes së përcaktuar me rend alfabetik, sipas shkronjës fillestare të mbiemrit, si më poshtë:

– 4 maj 2020 (e hënë) pagesë për A, B, V, G + D (shkronja e parë e mbiemrit)

– 5 maj 2020 (e martë) pagesa për Gj, E, Zh, Z, X, I, J, K+ LL (shkronja e parë e mbiemrit)

– 6 maj 2020 (e mërkurë) pagesa për L, M, N, NJ, O, P + R (shkronja e parë e mbiemrit)

– 7 maj 2020 (e enjte) pagesa për S, T,Q, U, F, H, C, Ç, Xh + Sh (shkronja e parë e mbiemrit).

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kujton në detyrimin për mbajtje të maskave personale mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe për të mbrojtur popullsinë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. mb/

Të fundit