24/04/2024
10.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPPS: Prej sot fillon pagesa e ndihmave sociale dhe për fëmijë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informoi se në vijim është pagesa e të drejtave financiare për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve për muajin korrik. Duke filluar prej sot 4 gusht, kryhet pagesa në etapa të ndihmës së garantuar minimale, kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar, kompensim për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër, kompensim të pagës për orar të shkurtuar të punës, shtesë për strehim dhe kompensim të përhershëm.

“Me qëllim që të shmanget turma para bankave dhe të mundësohet mbrojtje më e madhe e shfrytëzuesve të ndihmës financiare në kushte të rrezikut nga virusi Kovid-19, pagesa po zbatohet në tre grupe, në filialet dhe ekspoziturat e bankave, në pajtim me orarin e përcaktuar sipas renditjes alfabetike, sipas shkronjës së parë të mbiemrit edhe atë më 4 gusht (e martë) – A, B, V, G, D, Gj, E, Zh, Z, X, më 5 gusht (e mërkurë) – I, J, K, L. Ll, M, N, Nj. O dhe më 6 gusht (e njejte) – P, R, S, T, Q, U, F, H, C, Ç, Xh, Sh”, kumtuan nga MPPS.

Shfrytëzuesit e të drejtave financiare të cilët posedojnë kartelë debitore do të mund të marrin para të gatshme në bankomatet e bankave.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përkujton se detyrimi për mbajtjen e maskës për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Të gjithë të cilët do të marrin para nga bankomatet apo filialet dhe ekspoziturat e bankave, janë të detyruar të mbajnë çfarëdo forme të mbrojtjes që i mbulon hundën dhe gojën dhe të mbajnë distancë fizike.

Të fundit