28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPPS: Pushimi i lehonisë zgjat deri në përfundimin e masave

 

Nënat të cilat janë në pushim të lehonisë duhet të jenë të qeta. Derisa zgjasin masat ato nuk duhet të kthehen në punë, bëri të ditur MPPS.

Që të sigurohet mbrojtje dhe kujdes për fëmijët, sqarojnë nga Ministria, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli Dekret me fuqi ligji për zbatim të Ligjit për marrëdhënie pune (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr.90), në të cilin me nenin 4 është paraparë kompensimi i pagës për mungesë nga puna e punëtores për shkak të shtatzënësisë, lindjes dhe prindërimit dhe birësimit, të vazhdojë të paguhet deri sa të zgjasin masat për mbrojtje nga përhapja dhe parandalimi i virusit korona KOVID-19.

Realizimi i të drejtës së kompensimit bëhet përmes Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Vendimin për kohëzgjatjen dhe përfundimin e masave e sjell Qeveria, pas konkluzioneve nga Shtabi Kryesor Koordinues i Krizës i cili vendos sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vazhdimësi i ndjek gjendjet dhe nevojat të cilat janë në interes të mbrojtjes së fëmijëve për çka me kohë do të vazhdojë ta informojë publikun.

MPPS tregon se prioritet i yni i lartë është kujdesi dhe mbrojtja e fëmijëve. Duke ndërtuar shoqëri të drejtë sociale, sigurojmë trajtim të njëjtë për të gjithë fëmijët. Kujdesemi njëjtë për të gjithë. fc/

Të fundit