16/04/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPPS: Subvencionim i pagave edhe për 438 persona të papunësuar

Edhe 438 persona të tjerë do të përfshihen me masën për subvencionim të pagave përmes Planit operativ të programeve aktive dhe masave për punësim dhe shërbime në tregun e punës. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e fundit, përmes ridedikimit të mjeteve në Planin operativ në shumë prej 100.000.000 denarësh siguroi përfshirje më të madhe të personave të papunë.

“Me këtë lloj të mbështetjes numri i personave të papunë, që do të përfshihen me masën e subvencionimit të pagave, prej 866 do të rritet në 1.304. në këtë mënyrë, përfshirja e përgjithshme e personave të papunë me Planin operativ do të rritet prej 10.279 në 10.717 persona”, theksojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Nga MPPS thonë se me Planin operativ për programe dhe masa aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2021, përcaktohen programet, masat dhe shërbimet për punësim të cilat do të sigurojnë krijimin e vendeve të reja të punës, mbështetje për krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e punësimit të personave të papunë, veçanërisht të të rinjve, të papunësuarve në afat të gjatë dhe shfrytëzuesit e ndihmës së garantuar minimale si edhe mbështetjen e personave të papunësuar ndërprerja e marrëdhënies së punës të së cilëve është regjistruar në periudhën e krizës së shkaktuar për shkak të Kovid-19.

Për herë të parë këtë vit, shtojnë nga Ministria, në Planin operativ janë paraparë tri parime, sipas të cilave prioritet u jepet personave të cilët e kanë humbur punën për shkak të pandemisë me Kovid-19, më pas parimi i diversitetit dhe inkluzivitetit dhe parimi i zhvillimit rajonal të barabartë.

Të fundit