19/04/2024
4 C
Tetovo

Të tjera lajme

MSH: 21 RASTE TË REJA, NJË VIKTIMË, SHTATË TË SHËRUAR

NUMRI I RASTEVE AKTIVE – 438

Autoritetet e shëndetësisë raportojnë për 21 raste të reja me COVID-19, për një viktimë dhe 7 pacientë të shëruar. Ky bilanc vjen pas 4.370 testimeve të kryera brenda 24 orëve të fundit.

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 4370 testime kurse janë regjistruar 21 raste të reja me COVID-19.

Kërçovë 6, Shkup dhe Tetovë nga 4 raste, Prilep 2, Manastir, Dibër dhe në Kumanovë – 1 dhe Ohër nga 1 rast. Regjistrohen 7 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore ka ndërruar jetë një pacientë nga Kumanova i moshës 70 vjeçe.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 155.528, numri I të shëruarve është 149.619 kurse I viktimave shkon në 5.471. Për momentin shënohen 438 raste aktive.

Të fundit