13/08/2022
19.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

MSH: 234 RASTE TË REJA, 7 VIKTIMA, 274 TË SHËRUAR

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.208 testime, kurse janë regjistruar 234 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 99, Prilep – 26, Kavadar – 19, Kumanovë – 17, Strumicë – 15, Negotinë – 9, Tetovë dhe Koçanë nga 7, Gostivar – 6, Shtip dhe Veles nga 5, Ohër dhe Gjevgjeli nga 4, Strugë – 3, Vinicë – 2, Manastir, Kriva Pallankë, Dibër, Dellçevë, Berovë dhe Probishtip nga 1 rast.

Janë regjistruar 274 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 7 persona. 2 pacient nga Shkupi (68 vjeç) shtetas I huaj I hospitalizuar në Shkup dhe një 86 vjecar, 2 pacientë nga Krusheva të dy të moshës 71 vjecare, dhe nga një pacient nga Tetova (62), Prilepi (85) dhe Probishtipi.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë është 130.020, numri I të shëruarve shkon në 91.507, kurse I viktimave në 3.144. Për momentin shënohen 8.369 raste aktive.

Në nivel vendi deri më tani janë bërë gjithsejt 523.726 testime për COVID-19.

Të fundit