20/04/2024
9.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

MSH-Maqedoni: 87% e të infektuarve nuk ka janë vaksinuar, asnjë viktimë në mesin e të vaksinuarve

Ministria e Shëndetësisë fillon me analiza të rregullta javore, të cilat do të publikohen çdo të premte, ndërsa i referohet përqindjes së të vaksinuarve midis rasteve pozitive dhe vdekjeve nga Covid-19 në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë analizë, të vaksinuar konsiderohen personat që janë vaksinuar me dy doza dhe kanë kaluar të paktën 14 ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës.

“Në periudhën nga 06.08 deri në 12.08.2021 në territorin e vendit 3.497 qytetarë të testuar janë pozitivë, nga të cilët 450 ishin plotësisht të vaksinuar, pra vetëm 12.8%.

Një përqindje e madhe, deri në 87.1% ose 3.047 qytetarë të Covid-19 pozitiv nuk ishin të vaksinuar. Vdekshmëria tek të pavaksinuarit është 100%”, tregon analiza.

Në periudhën prej një jave në territorin e vendit, 25 persona vdiqën nga Covid-19, asnjëri prej tyre nuk ishte i vaksinuar.

Ministria e Shëndetësisë thekson rëndësinë e vaksinimit, çdo vaksinë që kemi në dispozicion është e sigurt, zvogëlon mundësinë e sëmundjes, parandalon sëmundjet e rënda dhe mbron nga vdekja.

Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët që të vaksinohen, vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë imunitet kolektiv dhe do të parandalojmë përhapjen e mutacioneve SarsCov2./Telegrafi/

Të fundit