Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
MSH Maqedoni: Edhe nëpërmjet BE-së do të sigurohet ilaçi “Remdesivir” - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

MSH Maqedoni: Edhe nëpërmjet BE-së do të sigurohet ilaçi “Remdesivir”

Ministria e Shëndetësisë informon se Maqedonia e Veriut nëpërmjet Bashkimit Evropian do të ketë qasje në ilaçin “Remdesivir”, i cili shërben për të trajtuar pacientët me COVID-19.

Nga MSH thonë se Komisioni Evropian ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë farmaceutike “Gilead” për blerjen e 500.000 dozave nga “Veklury” – emri brend i ilaçit “Remdesivir”, me mundësinë për rritjen e sasive.

“Marrëveshje e përbashkët për blerje është nënshkruar nga 36 vende, duke përfshirë vendet e BE-së, Norvegjinë dhe Islandën, Mbretërinë e Bashkuar dhe gjashtë vendet kandidate për në BE, që përveç Maqedonisë së Veriut janë edhe Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, dhe Bosnja e Hercegovina”, thonë nga MSH.

Më tej thonë se kjo është hera e gjashtë e zbatimit me sukses të procedurës së blerjes së ilaçeve.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut përmes Studimit klinik të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tashmë e posedon ilaçin “Remdesivir”, ndërsa me këtë do të sigurohen sasi shtesë nga i njëjti ilaç.

Related posts

Investime për rinovimin e postave lokale në fshatrat Çegran dhe Negotinë të Pollogut

Televizioni Koha

Haradinaj: Unë President ose largohem nga qeveria

Televizioni Koha

NPK Tetova: Qytetarët tani e tutje mund t’i bëjnë pagesat edhe online

Televizioni Koha

Leave a Comment