Mbani distancë prej dy metrash kur shkoni në markete ose kur komunikoni me njerëzit, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Në këtë mënyrë parandaloni përhapjen e coronavirusit dhe shpëtoni jetë. Qytetarët gjatë periudhës së inkubacionit mund të jenë transmetues dhe nuk janë të vetëdijshëm për sëmundjen. Nëse keni simptoma, mos u afroni me më të rriturit që janë më të rrezikuar nga virusi”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Maqedoni tani për tani ka 148 persona me Covid-19 ndërsa sipas qyteteve, 88 raste ka në Shkup, 40 në Dibër, tetë në Kumanovë, shtatë prej Shtipit, dy prej Kavadari dhe Ohri dhe një rast në Gostivar./Telegrafi/