27/05/2022
17.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

MSH Maqedoni: Qeveria ka ndarë 54 milionë denarë shpërblim për punonjësit shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni thonë se me rebalancin e buxhetit, Qeveria do të ndajë 54 milionë denarë shpërblim për të gjithë punonjësit shëndetësor, të cilët janë kyçur në trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Nga MSH thonë se mjetet do të dedikohen për të punësuarit në Covid-qendrat në Shkup dhe në spitalet në qytetet tjera në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këto 54 milionë denarë janë një pjesë e gjithsej 243 milionë denarëve që Qeveria i ka ndarë për shëndetësinë. Mjetet tjera do të dedikohen për blerje të ilaçit Remdesivir, për blerje të vaksinave, testeve për COVID-19 dhe për nevojat e institucioneve shëndetësore publik”, thonë nga MSH.

Propozimi për rebalanc të buxhetit është në procedurë kuvendare dhe pritet të votohet gjatë ditëve të ardhshme, me çka edhe pritet të fillojë realizimi i masës së katërt ekonomike anti-krizë, për të ndihmuar qytetarët, kompanitë dhe ekonominë e vendit./Telegrafi/

Të fundit