25/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

MSHIA i hodhi poshtë si të pasakta pretendimet e KSL-së për administratën publike

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) ka hedhur poshtë si të pasakta pretendimet e sotme nga Konfederata e Sindikatave të Lira për administratën publike.

Në kumtesë, MSHIA thekson se punonjësit në administratën publike nuk shkojnë në punë, por punojnë nga shtëpia tashmë dy muaj konform rekomandimeve për përballje me koronavirusin dhe pagat e tyre janë të pandryshuara që para krizës.

“Vetëm, me dekret me fuqi ligjore, Qeveria vendosi që personat e zgjedhur dhe të emëruar si shenjë solidariteti të marrin pagë minimale. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pjesa më e madhe e tyre sërish vendosën të dhurojnë pagën në fondin destinuar për përballje me Kovid-19”, thonë nga MSHIA-ja.

Prej atje, apelojnë deri tek KSL që të ndalojë me përhapjen e dezinformimeve, veçanërisht në kushte emergjente sepse në atë mënyrë ata nuk i ndihmojnë askujt, e veçanërisht jo të punësuarve në administratën publike. bs/ar/

Të fundit