17/08/2022
31.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

MSHIA-ja do të sigurojë leje për punë për punonjësit mediatikë pas orës 21

Sipas masës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për lëvizje të kufizuar, gjegjësisht vendosjen e orës policore dhe sigurimin e të gjitha parakushteve për punë pa pengesa dhe profesionale të medieve në shtetin tonë, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të sigurojë leje për punë në teren të punonjëseve mediatikë edhe pas orës 21:00.

Siç informojnë nga MSHIA-ja, këto leje do të fillojnë të jepen prej sot më 22 mars, për çka mediet do të duhet të dorëzojnë kërkesa me të dhënat e gazetarit dhe kameramanit të cilët do të punojnë sonte në teren (emri, mbiemri, numri i telefonit, e-mail, numri amë, në e-mailin cabinet@mioa.gov.mk, më së voni deri në orën 20:00.

“Kërkesat e aprovuara menjëherë do të dërgohen deri në MPB, prej ku do të t’iu dorëzohen personave zyrtarë të cilët sonte do të bëjnë kontroll në teren. Lejet do të jepen për të gjitha mediet të cilat janë regjistruar në regjistrin e ASHMAA (Regjistri i medieve të shtypura / Regjistri i televizioneve /regjistri i radiove), si dhe të gjitha mediet onlajn nga Regjistri i Këshillit për Etikë në media e Maqedonisë dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (Regjistri i medieve onlajn profesionale), thuhet në kumtesën e MSHIA-së.

Prej nesër kërkesat për leje do të dërgohen deri në MSHIA një herë në javë, gjegjësisht të hënën, me orar të ekipeve të cilët do të punojnë në teren gjatë gjithë javës.

MSHIA-ja, në bazë ditore, në mënyrë elektronike do të dërgojë deri te secili medium vërtetim për lëvizje të lejuar, gjegjësisht dokument pdf me kod. Kodi do të shërbejë për verifikim gjatë kontrollit nga ana e MPB-së. Ekipet mediatike të cilat do të jenë në teren do të kenë për obligim që vetëm ta tregojnë dokumentin, ndërsa kjo do të jetë e mundur që të bëhet nga celulari ose nëse dëshirojnë edhe ta shtypin, personit zyrtar të MPB-së.MIA. fc/

Të fundit