19/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

MSHIA: KE-ja e konfirmoi rolin kyç të aplikacioneve siç është StopKorona në luftë me Kovid-19

Shtetet anëtare në Bashkimin Evropian, të mbështetur nga Komisioni Evropian publikuan një dokument zyrtar në të cilin janë bërë të ditura përparësitë dhe rëndësia kyçe nga shfrytëzimi i aplikacioneve për ndjekjen e kontakteve të personave pozitivë në virusin korona, me qëllim të detektimit me kohë të personave të rinj potencialisht të infektuar, testimin e hershëm dhe parandalimin e përhapjes së virusit.

Në këtë mënyrë siç bëhet e ditur në dokumentin në kohë pandemie edhe një herë konfirmohet roli i teknologjisë për kthim më të shpejtë në rrjedhën normale të jetës, bëhet e ditur në kumtesën e MSHIA-së.

“Aplikacionet për parandalimin e përhapjes së Kovid-19, pasi janë tërësisht në pajtim me rregullat e BE-së, mund të luajnë rol kyç në të gjitha fazat e menaxhimit me krizën, veçanërisht kur do të fillojë heqja graduale e masave për distancë sociale. Ata mund t’i plotësojnë listat ekzistuese anketuese për kontaktet e personave pozitivë në Kovid-19 dhe të ndihmojnë në ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të virusit”, shton MSHIA.

Sipas komisares për Shëndetësi dhe Siguri në Ushqim, Stela Kirijakides, mjetet digjitale do të jenë kyçe për mbrojtjen e qytetarëve, sepse gradualisht po hiqen masat për qëndrim në shtëpi.

“Aplikacionet për celularë mund të na paralajmërojnë për rreziqet nga infeksioni dhe t’iu ndihmojnë atyre shëndetësore që t’i mënjanojnë zinxhirët e transmetimit. Duhet të jemi të përkushtuar, kreativ dhe fleksibil në qasjen tonë që përsëri t’i hapim shtetet tona. Duhet të vazhdojmë ta ulim lakoren – dhe ta mbajmë poshtë. Pa teknologji të sigurta dhe adekuate digjitale, qasja jonë nuk do të jetë efikase”, Kirijadikes.

“Maqedonia e Veriut, në kontekst të rekomandimeve të Bashkimit Evropian, është një nga shtetet e para të cilat përgatitën aplikacion mobil për parandalimin e përhapjes së Kovid-19, sipas të gjitha standardeve për mbrojtje të privatësisë së qytetarëve. Aplikacioni StopKoropna është në dispozicion në: https://stop.koronavirus.gov.mk/”, shtohet në kumtesën e MSHIA-së. fc/

Të fundit