20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

MSHIA vendosi veglën për paraqitje të presioneve gjatë kohës së fushatës zgjedhore

Të punësuar në Administratën publike prej sot do të mund të paraqesin presion eventual në vendin e punës gjatë fushatës vijuese të zgjedhjeve presidenciale në veglën që ka bërë publike Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA). Paraqitja do të jetë anonime, por nëse dikush dëshiron mund t’i lë të dhënat personale të cilat do të mbrohen konform Ligjit për mbrojtje të të dhënave personale.

Këtë sot e ka deklaruar ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Damjan Mançevski, i cili ka porositur se nuk do të ketë presione, shantazhe dhe keqpërdorime të të punësuarve në administratë publike dhe ka shtuar se Qeveria punon me përkushtim në reformimin e administratës e cila siç tha, “do të jetë profesionale dhe në shërbim të qytetarëve”.

“Vendosja e veglës ka për qëllim të shërbejë si mbrojtje të administratë në rast të presioneve. Ata do të mund në një vend të paraqesin keqpërdorime dhe presione. MSHIA këtë e ka bërë edhe gjatë kohës së fushatës së referendumit”, ka thënë Mançevski dhe ka shtuar se të gjitha fletëparaqitjet e arritura do të përcillen deri te organet kompetente për veprim të mëtejshëm.

Ai ka shtuar se ky është edhe një mekanizmat të cilat MSHIA i ka ndërmarrë për profesionalizim të plotë në administratën publike dhe ka shtuar se poashtu finalizohet edhe ligji për shërbim të lartë udhëheqës, ku janë caktuar kritere të larta dhe standarde për bartësit e pozicioneve të larta.

Në pyetjen nëse në koalicionin qeveritar ka ujdi për qëndrimet e zëvendës drejtorëve në institucione dhe Ndërmarrjet publike, Mançevski është përgjigjur se ligji i ri nuk parashikon zëvendës, qe 20 ditë është në Regjistrin e vetëm elektronik kombëtar dhe për të duhet të ketë një debat të gjerë me qëllim të sillet zgjidhja më e mirë e mundshme. Ai ka paralajmëruar debat publik në Kuvend, por edhe debat publik me ekspertë dy muajt e ardhshëm me qëllim në mënyrë më transparente të mbyllen të gjitha çështjet e hapura lidhur me këtë vendim ligjor.

Mançevski ka shtuar se nëse gjatë debatit dëshmohet se ekziston nevojë reale zëvendës drejtorët të mbeten në institucione dhe Ndërmarrjet publike, atëherë ekziston mundësia të përfshihet në ligj.

Të fundit