24/04/2024
10.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Muaji I kancerit të gjirit, kontrolle pa pagesë për pensionistët

Shoqata e pensionistëve në Tetovë përmes komisionit për shëndetësi,
oragnizon kontrolle mjekësore pa pagesë në kuadër të muajit
ndërkombëtar për luftë kundër kancerit të gjirit.Kontollet do të kryhen
në hapësirat e Shqatës në Tetovë, të martën, të enjten dhe të premten
nga ora 10 deri ora 14 nga ana e mjekut Pavle Spasenoski.
“Duke patur parasysh se muaji tetor është muaji ndërkombëtar I
luftës kundër kancerit të gjirit, të martën, të enjten dhe të premten
nga ora 10 deri ora 14 do të bëhen kontrolle pa pagesë, ndërsa
pensionistët nuk duhet që të kenë as udhëzim por vetëm duhet që të
shprehin gatishmëri që të vijnë dhe të lajmërohen këtu. Rezultatet
jenep mënjherë, ndërsa nëse kanë nevojë për trajtim të mëtutjeshëm
do të japim edhe inçizimet” tha Spasenoski.
Ai tha se preventive dhe kontrollet e shpeshta janë mënyra më e mirë për
zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje.Me trajtim adekuat, pacientja
mund të shmangë pasojat tragjike.
Ai tha se për fat të keq, kanceri I gjirit ka shumë pak  simptoma.
Ndryshe, shoqata e pensionistëve numëron mbi 11 mijë anëtarë./Tv Koha/

Të fundit