18/04/2024
3.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Muhamed Zekiri del nga burgu i Shutkës

Nga Gjykata e Apelit konfirmojnë se Muhamed Zekiri prej sot del nga burgu i Shutkës.

Nga Apeli thonë se Zekirit i është shqiptuar paraburgim shtëpiak, ndërkaq i është marrë edhe pasaporta. Zekiri për momentin gjendet në Klinikën Infektive, ku gati një muaj po qëndron i shtrirë për shkak të problemeve shëndetësore.

Kundër Zekirit udhëhiqet rast për mashtrim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, gjegjësisht për një studim fizibiliteti për privatizim të “Postës” deri sa ishte sekretari gjeneral i Qeverisë.

Të fundit