19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mungesa e të akuzuarit Vlladimir taleski e shtyu seancën për lëndën “Transportuesi”

Seanca gjyqësore për lëndën “Transportuesi” shtyhet për më 4 mars për shkak të mungesës së të akuzuarit Vlladimir Taleski, i cili për këtë shkak ka parashtruar dokumentacion mjekësor.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska, tha se nuk do të pranojë shtyrje të seancave me çdo dokumentacion të parashtruar mjekësor dhe e njoftoi mbrojtësin se do të kërkojë kontroll dhe nëse i akuzuari ka mundur të marrë pjesë, do të kërkojë arrestim me roje.

Rasti ndodhet në fazë përfundimtare, me dhënie të fjalëve përfunduese.

Në rastin “Transportuesi” të akuzuar janë ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski dhe rreth 20 persona të tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me çka është shkaktuar dëm prej rreth 360.000 eurove.MIA. ab/

Të fundit