Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
Murseli: Nuk do ta largojmë asnjë punëtor të administratës nga puna, do u gjejmë punë - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Murseli: Nuk do ta largojmë asnjë punëtor të administratës nga puna, do u gjejmë punë

Kandidati i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për kryetar të komunës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut, Vullnet Murseli, tha se me ardhjen e tij në pushtet nuk do të largojë asnjë punëtor të administratës nga puna.

Sipas tij nuk është e nevojshme që të largohen administratorë nga puna por që të gjithë të punësuarve të iu gjendet nga një punë, njofton Kallxo.com

“Administrata e komunës do të sistemohet në atë formë që t’i gjej secilës punë njeriun e duhur dhe më pas për t’i gjetur secilit administrator punë për të bërë, sepse për momentin komuna është në kaos dhe shumë të punësuar nuk e dinë se çfarë pune duhet të bëjnë, shumë prej tyre nuk kanë as karrige ku të ulen në komunë, as kompjuter e as tavolinë pune”, tha Murseli.

Sipas tij, buxheti i Komunës së Tetovës shpenzohet rreth 900 mijë euro për t’i paguar punëtorët që janë me kontratë mbi vepër.

“Rreth 900 mijë euro në vit harxhohen për këto kontrata mbi vepër, disa prej të kontraktuarve janë familjar të kryetares në ikje, familjar poashtu të anëtarëve të kabinetit të saj, disa prej tyre as që jetojnë në Maqedoninë e Veriut për një kohë më të gjatë, ndërsa marrin honorare nga komuna e Tetovës”, tha ai.

Kandidatët e partive politike të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Komunës së Tetovës po diskutojnë në Debat Pernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të pranishëm në debat për kryetar të Komunës së Tetovës janë Bilall Kasami nga Lëvizja BESA, Sadi Bexheti nga Partia Demokratike Shqiptare dhe Vullnet Murseli nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Poashtu të ftuara në debat janë edhe kandidatet për asamblistë në Këshillin Komunal të Tetovës: Elma Sherifi, Sevim Veseli Berzati dhe Yllzana Berzati nga BESA. Elmedina Abdullahi dhe Merita Saiti nga “Më Mirë për Tetovën”, Mona Sadiki dhe Rudina Aliu nga PDSH si dhe Nesrin Sulejmani Iseni, Nurije Berisha dhe Selda Aliji nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Kandidatët përballë gazetares Jeta Xharra do të diskutojnë për tema të ndryshme në interes të qytetarëve të Tetovës, duke filluar nga shëndetësia, arsimi, ujësjellësi, infrastruktura e mbrojtja e ambientit.

Related posts

Hashim Thaçi kujton Arbën Xhaferin: Ishte njëri prej intelektualëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm mbarëshqiptarë

Televizioni Koha

Maqedoni: MSHIA lëshon leje ditore për lëvizje gjatë kohës së orës policore

Televizioni Koha

Bujar Osmani në krye të diplomacisë, shqiptari i parë në këtë pozitë

Televizioni Koha

Leave a Comment