25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

MURSELI: NUK MUND T’U KËRKOJMË TETOVARËVE TATIME NËSE NUK U OFROJMË SHËRBIME ELEMENTARE

Niveli i ulët i pagesës së tatimeve në Komunën e Tetovës, është pasojë e humbjes së besimit të qytetarëve ndaj institucioneve. Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës në emisionin “Rruga Drejt” tha se qytetarëve nuk mund të ju kërkohet të paguajnë tatim, nëse nuk ju ofrohen shërbime.

“Ne duhet ta kuptojmë qytetarin e Tetovës dhe unë kam biseduar me qytetarët e Tetovës përse nuk e bëjnë pagesën e tatimeve. Nuk mund të kërkojmë nga qytetari i Tetovës të paguajë kur nuk ka ndriçim, mungon pastërtia, është humbur besimi te institucionet. Në Tetovë është një kaos i vërtetë”, tha Murseli.

Të fundit