29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

MYFTINIA E TETOVËS NDERON ARSIMTARËT NË DITËN E 7 MARSIT (VIDEO)

Tradicionalisht myftynia e Tetovës me manifestim solemn nderon veteranët e arsimit në vigjilje të 7 marsit –ditës së gjuhës shqipe.Me këtë rast pjesë e këtij manifestimi ishin drejtuesit e myftinisë së Tetovës, përfaqësues të komunës së Tetovës, veteranë të arsimit dhe mysfirë të tjerë.Myftiu I Tetovës Qani efendi Nesimi në mes tjerash foli për rëndësinë e dijes duke potencuar se pasi që dija është e shenjtë, ajo njëkohësisht është e rëndë, dhe kjo rëndësi dhe bartja e kësaj peshe, kërkon sakrificë , mund, angazhim dhe orvatje të pakompromis,

Në ndërkohë gjatë faljes së namazit të xhumasë në Xhaminë Muharemçe në Tetovë, një pjesë e saj  i është kushtuar ditës së 7 marsit.Myftiu Qani efendi Nesimi mbajti hytbe lidhur me rëndësinë e ditës së mësuesit. Ai falënderoi arsimtarë, hoxhallarët dhe të gjithë që kanë kontribuar dhe kanë dhënë shumë mund për të ruajtur arsimin në trevat tona.TV KOHA Urim Asipi

Të fundit