28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Naser Nuredini për Tv Koha:Nuk do të ketë ndërtime pa leje në parkun kombëtar

  • Ministri I Planifikimit Hapësinor dhe Ambientit Jetësor Naser Nuredini ka folur
    për shpalljen e Malit Sharr si park Nacional duke e cilësuar këtë si një nga arritjet
    me të mëdha që do të ndikoj në mbrojtjen e ambientit dhe do tju shërbejë të gjithë
    qytetarëve të rajonit të Pollogut dhe jo vetëm. Por menaxhimi me parkun nacional
    është ende në një fazë delikate dhe shumë ligje duhet të përshtaten me kriteret e
    reja. Nuredini tregoi se do të jenë shumë strikt sa i përket dhënies së lejeve për
    hidrocentralet në Malin sharr dhe ato do të jenë në përputhje me ndryshimet ligjore
    që priten të miratohen vitin e ardhshëm. Ndërkohë me marrëveshjë ata kanë arritur
    të anulojnë disa kontrata pasi nuk ishin në përputhje me standardet e kërkuara për
    hidrocentralet në një zonë të mbrojtur, njofton Tv Koha.
    Përvec 7 hidrocentraleve, kontratat e të cilëve nuk janë anuluar, janë edhe 3 ose 4
    hidrocentrale që do të vazhdojnë me punimet pasi janë vendime në kalim. Për
    kontratat e anuluar shteti do të duhet të paguaj dëmshpërblim për harxhimet që
    kanë patur subjektet kontraktuese të cilat janë të dokumentuar por kanë shmangur
    pagesën e kamatës.
    Sa I përket ndërtimeve pa leje që janë në këtë zonë Nuredini shpjegon se do të
    priten ndryshimet në ligjin për legalizim dhe më pas do të vendoset nëse do të
    vazhdojnë të ekzistojnë si objekte ose do të prishen, varësisht dhe nga qëllimi I
    tyre.
    Për këto dhe tema tjera që kanë të bëjnë me sferën e ekologjisë, ju ftojmë të ndqini
    emsionin Polemikë me Ministrin Naser Nuredini, që do të transmetohet pas
    përfundimit të lajmeve të orës 21.30 minuta. Tv Koha/Iva Nasufi

Të fundit