25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

NATO mbushë 70 vite

Pakti veriatlantik (NATO) nesër shënon 70 vite të themelimit të vet, në kushte kur përballet me shumë sfida globale, por edhe tensione dhe mospajtime të brendshme.

Marrëveshja për themelimin e Paktit veriatlantik u nënshkrua më 4 prill të vitit 1949 në Uashington, por “ditëlindja”, përveç në kryeqytetin amerikan, do të festohet edhe në Londër, ku ishte selia e parë e NATO-s, e cila më vonë, në vitin 1952 u transferua në Paris, e më pas në vitin 1962 në Bruksel, ku ndodhet edhe sot.

Prej vitit 1949 e deri më sot, bota kaloi nëpër ndryshime thelbësore, politike dhe sociale, ndërsa me zhvillimin ekonomik dhe teknologjik erdhi edhe deri te ngritja e internetit dhe mediumeve të reja. Tani kur NATO feston 70 vite të formimit, shumica nuk janë të sigurt nëse për një aleancë ushtarake ky është fillimi i një moshe të pjekur apo kohë pensionimi.

Ambasadorja amerikane në NATO, Kej Bejli Hatçinson, vlerësoi se 70 vite me të vërtetë janë periudhë e gjatë, “mjaft e gjatë kur bëhet fjalë për një aleancë ushtarake”.

“NATO është aleanca ushtarake më afatgjate në histori”, theksoi ajo.

Qarqet liberale, majtistët ekstremë dhe të ashtuquajturit “unilateralët dhe izolacionistët e rinj” nga Evropa kërkojnë heqjen e Aleancës dhe pajtim të madh me Rusinë.

Pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, NATO u krijua si kundërpeshë e përhapjes globale të ideologjisë komuniste dhe si mjet për kufizim të fuqisë ushtarake të Bashkimit të atëhershëm sovjetik. Si përgjigje e formimit të NATO-s, ish-Bashkimi sovjetik dhe vendet nga Blloku socialist evropian-lindor, i cili ishte nën kontroll të Moskës, në vitin 1955 krijoi aleancë ushtarake të quajtur Pakti i Varshavës.

Të fundit