29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Naumovska: Nuk ka shtyrje të vitit të ri shkollor

Zv. ministrja e Arsimit, Elizabeta Naumovska për “TV24” tha se mendimi i saj personal është se çdo vit i humbur shkollor është humbje për nxënësit.

“Kush garanton që vitin e ardhshëm nuk do të ketë më Covid-19, do të kërkojmë përsëri një shtyrje? Kjo do të thotë se në 3-4 vjet sa zgjatë kriza, nxënësit që duhet të jenë në klasën e parë, në moshën 10-15 vjeç do të jenë në klasë të parë?
Aktualisht, përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë duke harmonizuar protokollet me përfaqësuesit e Inspektoratit Shëndetësor Sanitar dhe kjo është një zgjidhje kompromisi midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit e klasave të para, të dyta dhe të treta nuk janë aq të aftë për të punuar në tastierë, ndërsa ata as nuk e njohin qirilikën, ndërsa prindërit e tyre nuk mund t’i ndihmojnë ata. Unë pres që viti i ri shkollor të fillojë nga mesi i shtatorit”, tha Naumovska./Telegrafi/

POSTI I MEPARSHEM

Të fundit