18/04/2024
5.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ndalesë për kamionë në disa akse rrugore në Maqedoni

Për shkak të reshjeve të borës, sot në mëngjes në ora 06:20 është vendosur ndalesë për qarkullim të mjeteve të rënda në rrugën Mavrov – Dibër.

Ndalesë për kamionë nga ora 07:45 ka edhe në rrugën, Strugë – Qaf Thanë, njoftojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Ndërkohë komunikacioni nëpër rrugët tjera zhvillohet pa pengesa. Borë bie në pjesën perëndimore të vendit.

Nga LAMM rekomandojnë vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të rregullave në komunikacion, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Të fundit