24/04/2024
15.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ndalesë për lëvizje për të rinjtë deri në moshën 18 vjet dhe për ata të moshës mbi 67 vjet

Qeveria vendosi që të ndalohet lëvizja e të rinjve deri në 18 vjet prej orës 21 e deri në orën 12, ndërsa të moshuarit prej orës 11 e deri në orën 05 ditën e ardhshme, bëri të ditur sonte kryeministri Oliver Spasovski.

Kjo do të thotë se të rinjtë deri në 18 vjet do të mund të lëvizin nga 12 në mesditë deri në orën 21, ndërsa të moshuarit mbi 67 vjet nga ora 05 deri në orën 11 paradite.

Kjo është bërë që të mos ndeshen këto dy grupe të rritura, të rinjtë si transmetues të koronavirusit, ndërsa më të mëshuarit si kategori më e rrezikuar, theksoi kryeministri Spasovski në emisionin TV24.

Spasovski informoi edhe se ora policore për të gjithë zhvendoset prej orës 21 deri në orën 05 në vend të në orën 06.

Nesër në seancën e Shtabit të Krizës do të shqyrtohet edhe mundësia për pezullim të plotë të transportit publik.

Spasovski nuk përjashton edhe masa shtesë restriktive varësisht nga kjo si do të jenë vlerësimet për zhvillimin e ngjarjeve dhe sa qytetarët do të jenë të disiplinuar në zbatimin e masave të sjella deri më tani.

U bën apel të gjithë t’i respektojnë masat e vendosura dhe të qëndrojnë në shtëpi, me qëllim të parandalohet përhapja e koronavirusit.MIA. ar/

Të fundit