28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

NDEROHET ME TITULLIN AMBASADORE E PAQES NJE NGA PERSONALITETET E RRETHIT TË KUKËSIT, TRENDELINA TERZIU OMURI

Është nderuar me titullin Ambasadore e Paqes një ndër ikonat e jetës social -kulturore në Kukës Trendelina Terziu Omuri lindur me 21 mars 1994 në qytetin e Krumës të rrethit tëHasit. Titulli iu dha me motivacionin “Për kontributin e dhënë në fusha të ndryshme social-kulturore, duke nxitur kështu integrimin e shoqërisë dhe përcimin e vlerave kombëtare.” Aktulisht ajo jep kontributin e saj në fushën e Arsimit ne mësimdhënien eGjuhës Angleze ku dallon për performancën dhe marrëdhëniet e saj shembullore meprindërit , nxënësit dhe komunitetin ku jeton. Trendelina është një zë i njohur për publikun fillimisht si një ndër moderatoret e cilësuara me diksion zëri të vecantë dhe përcjelljen korrektete emisioneve rinore në Radio Kukës vetëm kur ishte 17 vjeçe ndërsa prej më shumë se 6 vitesh luan rolin e moderatores (Gazetares) në Kukës Televizion nga ku spikat me profesionalizmin e saj në përcimin e informacioneve përmes ekranit. Trendelina është një personalitet në qytet emë gjërë pasi me kontributin e saj në fusha të ndryshme te Artit e Kulturës i është bashkuarkauzave, takimeve sociale, ceremonive të nderimit, protestave me bazë gjinore e një sërëveprimtarish që ndikojnë në përmirësimin e jetës qytetare në Kukës dhe jo vetëm. Veçohet nganjërëz të penës prezenca e saj estetike në takime të ndryshme në nder të figurave të njohura tëcilët kanë dhënë kontribut në fusha të ndryshme kryesisht në fushën e Artit dhe Arsimit.Shkrimtarja T.Omuri është e angazhuar edhe në një nga profesionet e lira, atë të shkrimeve letrare dhe mediatike duke futur frymën bashkëkohore dhe duke kultivuar e promovuar denjëshisht poezine shqipe. Theksojmë se, Trendelina ka qenë pjesëmarrëse në disa konkurse letrare, kombëtare dhe ndërkombetare, Këtë angazhim e tregojnë cmimet, titujt , mirënjohjet dhe pjesëmarrja e saj në aktivitete të ndryshme në fushën e Letërsisë dhe muzikës, dy pasionet e saja të zjarrta. Nësë do të flisnim për Trendelinën si studente mund të themi më plot gojë që ka qenë një aktiviste me peshë në universitet pasi ka dalluar për veprimatrinë e saj në marrjen e përgjegjësive në dobi të shoqërisë dhe këtë na e vërteton akordimi i cmimit “Eagle”(Shqiponja)duke mbajtur kështu gjallë vlerat kulturore dhe kombëtare si dhe duke kontribuar për kategoritëe shtresave në nevojë edhe pse në kushtet e një studenteje asokohe.
Trendelina Terziu Omuri për një përiudhë kohe të shkurtër si drejtuese e një prej instituconeve në varësi të Bashkisë Kukës, pikërisht në Drejtorinë e Rinisë i dha gjallëri jetës rinore në Kukës duke bërë të mundur angazhimin dhe rritjen e kapacitetevee rinore në aktivitete me interes për rininë, pjesëmarrjen e tyre në vendimarrje, si dhe loboi shumë që prioritetet e rinisë në Kukës të jenë prioritet edhe i institucioneve përgjegjëse. Gjithashtu si grua e nënë e dy fëmijëve është angazhuar drejtëpërdrejtë në veprimtari dhe trajnime që ndikojnë në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri dhe përcimin e vlerave universale, etike dhe morale tek brezat e rinj ndërgjegjësimin e komunitetit e me gjërë për të drejtat e fëmjëve, të drejtat e grave si dhe motivimin e tyre për të ardhmen. Këto janë vetëm disa nga cmimet e fituara përgjatë viteve për kontributin e saj në jeten social- kulturore: Në vitin 2019 iu akordua cmimi “Eagle” me motivaçionin: Për veprimtari të dalluar në marrjen e përgjegjësive në dobi të shoqërisë dhe kontributit të veçantë në mbajtjen gjallë të vlerave kulturore kombëtare.. Ne vitin 2013 u dekorua me çmimin e pare ne ese me teme “Si e shoh qytetin tim” organizuar nga Radio Kukës. Në vitin 2014 u dekorua me çmimin e parë në nder të shkrimtares Sabajete Peposhi, me esene me titull ‘’Endrra e pakryer”. Në vitin 2015 u dekorua me çmim në nder të DR. Ibrahim Rugova ne zhanrin e poezise ne konkursin mbarëkombëtar të poezise organizuar nga Klubi Letrar Potpuri Istog. Në vitin 2016 u nderua me çmimin e trete ne poezi ne Orën e Pavarësise në Prizren organizuar nga Shoqata “Fidani”. . Ne vitin 2017 nderohet me mirënjohje për konntributin e dhënë në afirmimin e poezise shqipe dhe prezanimin e saj ne Manifestimin Tradiçional Ora e Maleve në Rrozhajë. Në vitin 2022 ajo u dekorua me çmimin e dytë në poezi nga Shoqata Fidani, Prizren si dhe mori në sërë mirënjohjesh nga Shoqata te ndryshme të çilat vlerësuan kontributin saj të dhënë në fusha të ndryshme të jetës social-kulturore. Trendelina Terziu Omuri së fundmi ka në proces botimi librin e saj me poezi me titull’Mallkimi i Vjeshtës’ . Falënderime të veçanta për rekomandimin dhe mbështetjen e mikut të çështjes Kombëtare Shqiptare, z. Tahir Shabani, Ambasador dhe lider për Paqen Botërore dhe President i Institutit për Bashkëpunim  Zhvillim dhe Miqësi në Francë.

Të fundit