16/04/2024
18.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ndëroi jetë Vladimir Kostov, anëtar nderi i AMSHA

Vladimir Kostov (1932), profesor dhe shkrimtar, anëtar nderi i AMSHA-së dhe doktor nderi i shkencave në Universitetin “Sht. Klementi i Ohrit” ka vdekur sot.

Kostov punoi si profesor në Akademinë Pedagogjike në Universitetin “St. Kliment Ohridski” në Manastir që nga themelimi e deri në pensionimin e tij, ka qenë një nga themeluesit si dhe kryeredaktor i revistës “Razvitok”.

Është fitues i disa çmimeve dhe mirënjohjeve, ndër të cilat në dy raste çmimi i qytetit të Manastirit “4 Nëntori”, dhe çmimi për vepër jetësore, si dhe çmimet republikane “11 tetori”, “1 maji”, çmimin “Njohja e Raçinovës”; çmimi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë “Vanço Nikoleski”; “Karta e Gocit” për veprimtarinë letrare; çmimet e Unionit të shoqatave të mësimdhënësve të gjuhës dhe letërsisë maqedonase dhe “Fenix”. Për veprimtarinë e tij letrare është vlerësuar me Urdhrin “Merita popullit me kurorë të artë”.

Vladimir Kostov ka botuar 17 romane, 10 përmbledhje tregimesh dhe tetë libra për fëmijë dhe të rinj. Përfaqësohet në antologjitë e tregimeve maqedonase në vendin tonë dhe në botë. Në vitin 2015, Kostov, anëtar i MND- Manastir, u zgjodh anëtar nderi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë

Të fundit