20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ndërroi jetë hendbollisti 27 vjeçar, Denis Toth

Ka ndërruar jetë hendbollisti 27 vjeçar, kroati Denis Toth që luante për ekipin e hendbollit “Buteli”. Ai mbrëmë ishte dërguar në Klinikën për Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv në Shkup. Drejtorja e klinikës, Maja Mojsova, ka deklaruar se gjatë analizave të gjakut tek pacienti nuk janë gjetur substanca aktive apo shenja dhune ndërsa trupi i tij i është dorëzuar mjekësisë ligjore për obduksion të mëtutjeshëm. Mbrëmë mediat kroate kishin njoftuar se Denis Toth ishte sulmuar fizikisht në një klub nate në Shkup. Por, MPB-ja ka njoftuar se tek viktima nuk janë vërejtur shenja dhune ndërsa të njëjtit menjëherë i është dhënë ndihma mjekësore. /Alsat.mk

Të fundit