29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ndërroi jetë një i paraburgosur në burgun e Shutkës pozitiv me Kovid-19

Një i paraburgosur në Burgun e Shutkës, i pranuar më 8 mars të këtij viti, i cili ka ndërruar jetë nga infarkti, pa simptoma për koronavirus, posmortum i është konfirmuar virusi Kovid-19, bëri të ditur sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e rregullt për shtyp në Qeveri, përcjell GazetaExpress.

“Për momentin po bëhen anketa epidemiologjike të gjithëve të cilët kanë qenë në kontakt të afërt me të, pas çfarë do të ndërmerren masa përkatëse”, tha Filipçe.

Ministri informoi se në Shtëpinë për të Moshuar në Manastir është pranuar një person nën kujdes më 18 mars dhe një javë më vonë është pranuar në Repartin Infektiv në Spitalin Klinik të Manastirit për shkak të temperaturë së rritur, dhe për të është marrë vërtetim se është pozitiv të Kvid-19.

“Janë marrë mostra të gjithë të tjerëve në dhomat e tjera në shtëpinë e të moshuarve dhe të një pjese të personelit të cilët kanë qenë në kontakt me të, ndërsa janë dhënë edhe rekomandime për pastrim të plotë”, sqaroi Filipçe.

Inspektorati Sanitar Shtetëror, shtoi se minsitri, do ta shqyrtojë të gjithë procesin e pranimit të personit nën kujdes në shtëpinë e të moshuarve./GazetaExpress/B.Lika/

Të fundit