29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ndërroi jetë veterani i arsimit që e ngriti flamurin kombëtar në Shipkovicë në vitin 1968!

Në mbrëmjen e së mërkurës, në moshën 85-vjeçare ndërroi jetë Nexhmedin Neziri – Voka. I ndjeri ka lindur në vitin 1933 në fshatin Shipkovicë. Pasi e kreu shkollën normale në Shkup, punoi si mësues në fshatin e lindjes, por edhe në fshatrat e tjera të malësisë së Sharrit, ndaj malësorët e thirnin “Mësuesi Nexhë”.
Në vitin historik 1968, pushteti sllavo-maqedonas dhe serbosllav, e arrestoi ngase si drejtor shkolle e kishte varur mbi kulmin e shkollës, flamurin kombëtar.
Në fillim të vitit 1969, nën akuzën e nacionalistit shqiptar, Gjykata e Shkupit e dënoi me 1 vit e gjysmë burg.
Dënimin e vuajti në burgun famëkeq të Idrizovës.
Pasi doli nga burgu, pushteti sllav vazhdoi ta persekutojë, duke ia ndaluar të drejtën për punësim.
Pas shumë vitesh i papunë, u punësua si arsimtar në Glloboçicë.
Në vitin 1981, e larguan nga puna në arsim, me arsyetimin se ka qenë separatist dhe irredentist.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të enjten, më 18.04.2019, me lutjen e drekës.
Funerali do të niset nga Eski Xhamia.

Të fundit