29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ndërron jetë afaristi shqiptar nga Shkupi, Enver Maliqi

Ka ndërruar jetë afaristi i njohur nga Shkupi, pronar i kompanisë Gemak Trade dhe Hotel Park, Enver Maliqi. Ai ishte edhe zëvendëskryetar i Shkupit. Maliqi gjithashtu ka qenë edhe konsull nderi i Meksikës, ndërsa në për më shumë se 30 vjet “Maliqi Group” ka vendosur shtyllat e suksesit duke krijuar shumë kompani në industri të ndryshme në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë.

Siç njoftojnë familijarët ai ka vdekur si pasojë nga Kovid-19. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sipas protokoleve shëndetësore, në varrezat e qytetit në Butel në ora 13:45.

“Familja Maliqi me keqardhje të madhe dhe pikëllim të thelle ju informon se ndërroi jetë Enver Maliqi. Miqtë, familjarët dhe opinioni gjithashtu i informojmë që varrimi do të bëhet sipas protokolleve të Ministrisë së Shëndetësisë kundër Kovid-19, në orën 13:45 tek varrezat në Butel. Ju jemi falenderues për fjalët tuaja në këto momente të vështira për familjen tonë”, njoftojnë nga familja Maliqi.

Tv Koha shpreh ngushëllime familjes Maliqi.

Të fundit