Horoskopi Sport

Ndërron jetë në spital 30-vjeçari që u plagos me armë zjarri

 

Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës, pasi nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga një armë zjarri.

Mësohet se viktima është Petrit Bibe, i cili ishte plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në fshatin Kaftall të Pukës.

30-vjeçari mësohet se është punëtor në kantierin e ndërtimit të HEC-it në Kaftall. Për momentin ende nuk dihen shkaqet dhe autorët e kësaj ngjarje.

Policia ka nisur hetimet per identifikimin e kapjen autorëve dhe zbardhjen e motivit të kësaj plagosje.

Related posts

Flamuri i Kosovës në faqen zyrtare të Barcelonës

Televizioni Koha

Horoskopi ditor, e mërkurë 6 shkurt 2019

admin-tvkoha

Zyrtare: Ylli i Përfaqësueses së Kosovës bëhet me skuadër të re

admin-tvkoha

Leave a Comment