20/04/2024
9.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ndërron jetë patrioti dhe veprimtari Hafëz Jusuf Azem

Në moshën 103 vjeçare, ka ndërruar jetë Hafëz Jusus Azemi, nga fshati Dobrosht I rrethinë së Tetovës.I lindur në vitin 1920, ai që në fëmijëri bie në sy të pushtetit të atëhershëm për veprimtarinë patriotike dhe fetare ndiqet këmba këmbës dhe detyrohet të largohet nga vendlindja.Hafëz Jusuf Azemi)ishte luftëtar i)Ballit Kombëtar)nga njësia Dobroshtit.)Duke u mbijetuar sulmeve të partizanëve jugosllavë në)Luftën e Dytë Botërore, Azemi u detyrua të migronte fillimisht në Greqi, pastaj në Siri, në Itali dhe në fund vendoset në)Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa në mërgim,)Azemi)vazhdoi luftën për të drejtat dhe lirinë e)shqiptarëve)në)Jugosllavi. Së bashku me)Abas Ermenjin, Azemi ndihmoi në formimin e Bashkimit të Kosovarëve si dhe shumë organizata të tjera shqiptare në Shtetet e Bashkuara që mëpas do të njihet edhe si Lobi Shqiptaro Amerikan.Gjatë veprimtarisë së tij në Shtetet e Bashkuara, ai përveç senatorëve amerikan, arritir që të realizojë takime me shumë president amerikan si, Xhon kenedin, Lindon Xhonsonin, Riçard Niksonin, Xherald Fordin, Xhimi Karterin, Ronald Reganin, Xhorxh Bushin, Bill Klintonin dhe Xhord Bushin e ri.Ai krahas këtij aktviteti të ngjeshur me zyrtarët e lartë të shtetit amerikan, ai është organizator edhe i shumë protestave për çështjen kombëtare.Falë angazhimit të tij patriotik mbi 50 vjeçar në SHBA dhe pa e parë vendlindjen e tij, çështja e Kosovës do të vendoset në rend dite në politikën e jashtë amerikane dhe përfundimisht në vitin 1999 aleanca e NATO-së do të intervenon mbi serbinë duke e gjunjëzuar dhe duke sjellur lirinë për shqiptarët e Kosovës.Ai shpesh herë thohte fjalinë po të kem edhe një jetë, unë përseri do të bëja luftën time për kombin dhe popullin shqiptar për një Shqipëri Etnike në Ballkan! Në kujtimet e Jusuf Azemit tashmë në dritën e historisë kombëtare, thuhet se takimet me burrin e madh të kombit dhe të trualllit shqiptar, Mid`hat Frashëri kanë mbetur të paharruara deri në fund të jetës. TV KOHA

Të fundit