Ndërron jetë vajza 19 vjeçare në kovid-qendrën në Manastir - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Ndërron jetë vajza 19 vjeçare në kovid-qendrën në Manastir

Ka ndërruar jetë pacientja më e re në Kovid-qendrën në Manastir, e cila dyshohej që është pozitive me Kovid por nuk u testua, raporton Sdk.mk.

“Vajza ndërroi jetë disa orë pas pranimit, u soll në gjendje ekstremisht të rëndë. Ndërroi jetë para se ti merret bris dhe nuk është në mesin e personave që kanë ndërruar jetë si pozitivë me kovid”, thotë drejtoresha e Spitalit të Manastirit, Biljana Gagaçovska, transmeton gazeta Lajm.

Tani më një vit testime nuk bëhen pas vdekjes, prandaj vajza nuk është në evidencën e personave që kanë ndërruar jetë nga kovid-19. Ajo ka qenë me sindromë Daun.
Në Kovid qendrën në Manastir janë shtrirë gjithsej 134 pacientë, për 24 orë janë pranuar 23 persona, kurse spitalin e kanë lëshuar 11. Kanë ndërruar jetë dy persona në moshë 63 dhe 69 vjeçare.

Related posts

Fillon seanca publike në Gjykatën e apelit Shkup për rastin 27 Prilli

Televizioni Koha

MEPSO nuk heq dorë nga shtrenjtimi i rrymës elektrike

Televizioni Koha

Zvicra jep donacion prej 1.5 milion euro për Kuvendin e Maqedonisë

Televizioni Koha

Leave a Comment