20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ndërtimi i rrugës Shkup-Bllacë fillon në fund të këtij viti

Ministri i Ekonimisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi, shpreson që deri në fund të vitit do të nisin punimet për ndërtimin e 2 kilometrave të para të rrugës Shkup-Bllacë.

Ai ka bërë të ditur se po punohet edhe për projektimin e pjesës tjetër të rrugës në gjatësi prej 10 kilometrash, shkruan Lajm, përcjell Express..
“Ne kemi njoftuar me kohë dhe kemi qenë shumë transparent si qeveri, ne tashmë e kemi shpallur tenderin. Për momentin janë dhënë të gjitha ofertat nga realizuesit potencial dhe presim që në një afat shumë të shkurtër të bëhet edhe evalumi dhe që në një afat shumë të shkurtë të fillojë ndërtimi i 2 kilometrave të para. Paralelisht jemi duke punuar edhe në projektimin e pjesës tjetër të rrugës prej 10 kilometrave dhe jam më se i bindur se deri në fund të këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojë ndërimi i rrugës Shkup-Bllacë.

Ai njoftoi se së shpejti do të nis edhe rikontruimi i rrugës Strugë-Qafë Thanë, ndërsa pret që të hapet edhe pika e përbashkët kufitare me Shqipërinë.

Të fundit