24/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ndërtohet Qendër kovid modulare me 90 shtretër në Spitalin Klinik – Manastir

Mekanizmi ndërtimor nga Manastiri filloi me përgatitjen e terrenit me një sipërfaqe prej 1.000 metër katrorë ku do të vendosen tre qendra modulare, qendër e re kovid për akomodimin e pacientëve të infektuar me virusin korona.

Qendra kovid modulare do të jetë në pjesën jugore të Spitalit Klinik-Manastir me dy ndërtime modulare të cilat do të përmbajnë qendër për trijazh të integruar me një stacionar dhe një ndërtim modular me qendër të pavarur për trijazh me kapacitet prej 90 shtretërve, informojnë nga Komuna e Manastirit.

Me qendrën e re kovid e cila do të punojë në përbërje të qendrës rajonale kovid, do të mundësohet kapacitet shtesë për pranim dhe trijazh të pacientëve me kovid.

Për momentin, në repartin infektiv në Manastir në trajtim spitalor janë 70 persona të infektuar me Kovid-19, ndërsa gjatë natës jetën dhe betejën me koronavirusin e humbën tre persona, banorë të komunave Demir Hisar, Resnjë dhe Novaci.

Të fundit