20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ndihma e Shpejtë Tetovë: Qytetarët të vijnë me maska mbrojtëse

Mjekët dhe infermieret e Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë në Tetovë po përballen me veprime të pavetëdijshme të disa qytetarëve të cilët edhe në situatën e tanishme të pandemisë atje vijnë pa maska mbrojtëse.

Nga Shtëpia e Shëndetit në Tetovë bëjnë thirrje që qytetarët të vijnë të mbrojtur me qëllim që të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit korona, sepse me mosbartjen e maskës mbrojtëse ekspozohen në rrezik vetë, e njëkohësisht e rrezikojnë edhe personelin shëndetësor.

Në Shtëpinë e Shëndetit kanë evidentuar se gjatë orës policore numri i njerëzve të cilët kanë ardhur dhe kanë thirr ndihmën e shpejtë ishte ulur për 20 deri 30 për qind nga frekuenca e zakonshme. Tani, gjatë Ramazanit, si edhe më parë, për 20 deri 30 për qind nga zakonshmja është rritur puna e mjekëve dhe infermiereve. fc/

Të fundit