24/04/2024
15.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ndihmë e garantuar minimale për të papunët, shtesë energjetike për 30.000 persona dhe shtesë arsimore për 17.000 nxënës

Me pakon e dytë të masave të Qeverisë, për tejkalimin dhe zbutjen e pasojave nga kriza shëndetësore-ekonomike, krahas mbrojtjes së vendeve të punës, një nga masat kyçe është edhe ndihma në të holla për personat dhe familjet të cilave ajo u nevojitet, deklaroi sot zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar në konferencën e përbashkët për shtyp në Qeveri me zëvendësministren plotësuese, Sanella Shkrijelj.

“Qeveria po tregon qasje të themeltë, ndaj nevojave në segmente të ndryshme shoqërore sepse shpejtësia e rikuperimit pas krizës varet nga masat e ndërmarra gjatë krizës. Prandaj me pakon e dytë të masave, përveç mbrojtjes së vendeve të punës, një nga masat kyçe është edhe ndihma në të holla për personat dhe familjet, të cilave ajo u nevojitet. Konkretisht personave të cilët mbetën pa punë apo ishin pjesë e ekonomisë joformale, u mundësojmë hyrje të shpejtë në sistemin e mbrojtjes sociale përmes realizimit të së drejtës së ndihmës së garantuar minimale sociale. Që ta marrin këtë ndihmë, pasiguria materiale e personave do të konfirmohet në bazë të vlerës së përgjithshme mesatare të të gjitha të ardhurave të gjithë anëtarëve të amvisërisë, në të gjitha bazat, llogaritur nga muaji i fundit në vend të tre muajve si deri më tani. Masa do të zgjasë dy muaj – prill dhe maj”, tha zëvendësministri Bajraktar.

Në këtë mënyrë, sipas tij, tregohet se sistemi i mbrojtjes sociale është ashtu i dizajnuar që lehtë adaptohet ndaj nevojave të qytetarëve, arrin deri te ata të cilëve ndihma u nevojitet më së shumti, ndërsa anëtarët më të ndjeshëm të komunitetit as në kushtet më ekstreme nuk janë anashkaluar.

Të fundit