25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ndjehet tërmet në Shkup

 

Tërmet me epiqendër 760 kilometra në jug të Shkupit, në Detin Mesdhe, me intensitet 5,8 ballë sipas shkallës së Rihterit, është ndjerë sot menjëherë pas mesnatës në ora 00:43, njofton Observatori sizmologjik pranë Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Shkup.

Tërmeti me intensitet prej 5,8 ballë sipas shkallës së Rihterit, u ndje edhe në vendin tonë me intensitet prej II – III ballë sipas shkallës Makrosizmologjike evropiane.

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë të Veriut ka stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, dhe mirëmbahet nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Shkup. bs/bsh/

Të fundit