24/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ndodh edhe kjo shoferi nga Kosova “kapet” duke vozitur pa një rrotë autobusin në Slloveni

Policët e trafikut sllovenë ditën e djeshme janë përballur me një shofer 32-vjeçar nga Kosova në autostradën Lubjanë-Obrežje, i cili ishte duke vozitur një autobus pa një rrotë, raporton mediumi nga Sllovenia “Siol”.

Siç raporton Siol.net, Policia u njoftua për rrotën e humbur nga shoferët e tjerë në komunikacion.

32-vjeçari është dënuar me 400 euro gjobë për shkelje të ligjit për mjetet motorike, njoftoi policia sllovene.

Autobusit i mungonte një rrotë në anën e majtë të aksit të tretë. Policia rrugore e konstatoi atë, por shoferi nuk mund të shpjegonte se si e kishte humbur rrotën.

Shoferi është dënuar me 400 euro gjobë për shkelje të ligjit për automjete.

Procedura do të inicohet edhe ndaj kompanisë së autobusëve, kurse është paraparë gjobë prej dy mijë eurosh.

Të fundit