20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ndryshimet kushtetuese nuk bëhen nëpër korridore, priten konsultime zyrtare

Si të arrihet drejt ndryshimeve kushtetuese, dje erdh propozimi nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili në tkaim me gazetarët tha se deri më tani ka pasur vetëm konsultime joformale “nëpër korridore” dhe se tani duhet të fillohet me pako formale të konsultimeve dhe debateve publike me partitë politike. Osmani shprehi druajtje se nëse deri në nëntor nuk sillen ndryshimet kushtetuese, do të hyjmë në ndonjë “skenar malazez”.

“Nuk duhet të humbim kohë në procesin e ndryshimeve kushtetuese, pasi qëndrimi im është se nëse na kap nëntori pa ndryshimet e bëra në Kushtetutë, do të ndërpriten negociatat dhe do ta humbim momentin, e humbja e momentit është një nga punët më të këqija që mund t’ju ndodh në rrugën evropiane dhe druaj se do të hyjmë në ndonjë “skenar malazez”, pas çka do të jetë shumë vështirë të kthehemi, me të gjitha implikimet brenda dhe jashtë ndaj imazhit të shtetit, tha dje në brifing me gazetarët shefi i Diplomacisë, Bujar Osmani.

Këtë vit, sipas Osmanit, duhet të fillohet me një pako formale të konsultime dhe debateve publike. Debate publike, ku do të përfshihen edhe politikanët, do të përfshihen edhe organizatat joqeveritar, ekspertët, gazetarët, opinion, që të bisedojmë se cilat janë argumente kundër apo pro ndryshimeve kushtetuese.

Ai vlerësoi duhet të bëhet ndarje mes thelbit të problemit, e ajo është nëse ndryshimet kushtetuese janë problematike dhe interesit politik partiak rreth ndryshimeve kushtetuese.

“Tani për tani janë përzier dhe nuk mund të bëhet ndarje, ku është interesi i shtetit, e ku interesi partiak dhe kjo i habit njerëzit, pasi nuk dinë nëse një qëndrim i ndonjë politikani është për shkak të asaj se dëshiron zgjedhje dhe dëshiron të jetë në pushtet opse për shkak të asaj se ndryshimet kushtetuese janë të rrezikshme për shtetin dhe për popullin. Me rëndësi është të bëjmë ndarje se ku fillon interesi partia, e ku përfundon interesi i shtetit”, tha Osmani.

Që të sillen ndryshimet kushtetuese që do të nënkuptojnë edhe ndryshim të Preambulës së Kushtetutës, nevojiten 80 vota përkatësisht shumicë prej dy të tretave, që tani për tani Qeveria nuk i ka sepse partia kryesore opozitare e kundërshton propozimin. Ndryshimet kushtetuese dolën nga propozimi francez dhe me të në Kushtetutë duhet të futen bullgarët, por jo vetëm ata.

Nga VMRO-DPMNE mbrëmë për MIA-n theksuan se deri më tani nuk kanë marrë ftesë për bisedime për ndryshimet kushtetuese dhe se ata nuk do të refuzojnë takimin, por do të përsërisin se nuk do të mbështesin ndryshime kushtetuese.

Dje për ndryshimet kushtetuese, qëndrim të vetin paraqiti edhe Partia socialiste, e cila është edhe partnere shumëvjeçare e koalicionit me VMRO-DPMNE-në. Nismën e ministrit të Punëve të jashtme për fillim të konsultimeve për ndryshime kushtetuese me formalizim të procesit të paramenduar me debate publike dhe me pjesëmarrje të ekspertëve, e vlerësojnë si mjaft joserioze dhe jopërgjegjëse.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq paraprakisht tha se pret me konsensus të përbashkët për çështjen për perspektivën evropiane të vendit, të arrijmë deri tek ndryshimet e suksesshme kushtetuese. Qytetarët, sipas tij, e mbështesin anëtarësimin në BE dhe e dinë mirë se vendi duhet të hapërojë nëpër rrugën evropiane si rrugë e vetme në të cilën mund të transformohet shoqëria e vendit sipas vlerave dhe standardeve evropiane dhe e cila sjellë stabilitet, prosperitet, mundësi të reja dhe mjete të pakthyeshme nga fondet evropiane.

“Çdo zhvendosje nga rruga evropiane, ndërkaq kjo do të ndodhë nëse opozita nuk jep mbështetje për ndryshimet kushtetuese, do të jetë vetëm pasiguri, paqartësi, krizë politike dhe vendosje e sërishme e Maqedonisë së Veriut në sallën e pritjes. Bllokada e ardhshme mund të jetë VMRO-DPMNE”, thotë Mariçiq.

Të fundit