05/10/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ndryshimet kushtetuese, Xhaferi: Të përfshihen të gjitha partitë

Kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi, thotë se aktualisht shumica parlamentare nuk ka numrat e duhur, 80, për ndryshimet kushtetuese, si pasojë e kundërshtimeve të opozitës maqedonase si dhe kushtëzimeve të opozitës shqiptare me heqjen e 20%-it.

Sipas tij, ndryshimet kushtetuese, duhet të ndodhin pasi janë në favor të realizimit të synimeve strategjike të vendit që nga mëvetësimi si dhe interesi i qytetarëve. Ai ftoi deputetët e opozitës që të reflektojnë pozitivisht.

“Unë besoj që të gjithë deputetët dhe të gjitha subjektet politike që janë në parlament duhet të shohin punën e ndryshimeve kushtetuese si diçka që është në interes të vendit dhe të qytetarëve për faktin që edhe në mënyrë deklarative nuk kanë as kush kundërshtim për faktin që një bashkësi ose disa bashkësi të tjera të qytetarëve duhet të futen në kushtetutë, kështu që për këtë arsye mendoj që ka nevojë që të bëhen ndryshimet, jo për aspektet e pozicioneve të grupeve politike në parlament, por për aspekt të interesit të shtetit dhe të qytetarëve.”,- tha kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi.almakos.com

Të fundit