19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ndryshimet ligjore për korridoret edhe sot para deputetëve

 Në Kuvend edhe sot vazhdon debati për ndryshimet e propozuara ligjore lidhur me projektin për ndërtim të katër akseve të autostradave në korridoret 8 dhe 10 d. Në Komisionin për çështje evropiane duhet të shqyrtohet propozimi i pestë dhe i fundit ligjor nga pakoja e ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d – Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për konstatim të interesit publik dhe nominim të partnerit strategjik për implementim të projektit për ndërtim të Korridorit infrastrukturor 8 (aksi: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridori 10 d (aksi në autostradën Prilep – Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar.

Në seancë plenare deri më tnai debati ka përfunduar rreth Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për marrëdhëniet e punës, Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për eksproprijim dhe Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërtim, të gjithë me procedurë të shkurtuar. Përderisa, ndërkaq, filtrin e komisionit e kaluan Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për marrëdhëniet e punës, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërtim, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për eksproprijim, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për planifikim urbanistik dhe mbetet propozimi i pestë dhe i fundit ligjir nga pakoja e ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d – Propozim ligji për ndryhsim dhe plotësim të Ligjit për konstatim të interesit publik dhe nominimit të partnerit strategjik për implementim të projektit për ndërtim të Korridorit infrastruktor 8 ( (aksi: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridori 10 d (aksi në autostradën Prilep – Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar.

Në diskutimin e djeshëm plenar, deputetët e VMRO-DPMNE-së paralajmëruan “ligji për ndërtim të mos shndërrohet në ligj për vjedhje” dhe e prësëritën qëndrimin se lidhur me korridoret 8 dhe 10d miratohen zgjidhje të shpejta dhe të pamenduara përmes keqpërdorimit të flamurit evropian, me kalim komplet të procedurave, në mënyrë jotransparente dhe me përjashtim të profesionistëve nga debati. Kolegët e tyre, ndërkaq, nga shumica në pushtet, janë decidë se ekonomiteti dhe efikasiteti i ndërtimit janë bazë e ligjeve të propozuara.

Kryetarja e Komisionit për antikorrupsion, Biljana Ivanovska dje theksoi se e kanë marrë Marrëveshjen me konsorciumin amerikano-turk “Behtel dhe Enka” dhe janë në fazë të analizës së saj. Potencoi se  një ekip më i mdh do të punojë në këtë lëndë, ndërsa tashmë u janë ndarë detyrat këshilltarëve.

Ajo përsëriti se kanë disa këshilltarë prej të cilëve disa janë përfshirë në pjesën për furnizime publike, për marrëdhënie të punës, dikush është përfshirë si hetues, ndërsa dikush bën analizë të ligjeve që duhet të miratohen.

KSHPK hapi lëndë për porjektin për ndërtimin e autostradave në korridoret 8 dhe 10d për të cilin është nënshkruar Marrëvehsje me “Behtel dhe Enka” pas publikimeve në mediume rreth procedurës së zgjehdjes së ndërmarrjeve për mbikëqyrje, ndërsa lëndë pas zërave të arritur hapi edhe Prokuroria publike.

Pas zyrtarizimit të zbatimit të Marrëvehsjes, në rrjedhë janë aktivitetet përgatitore për punët e ardhshme ndërtimore në terren. zhurnal.mk

Të fundit