30/11/2023
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ndryshimet ligjore për liberalizimin e komunikacionit hekurudhor para Komisionit amë të Kuvendit

Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sistem hekurudhor, me procedurë të shkurtuar, me të cilin duhet të mundësohet liberaliizmi i komunikacionit hekurudhor në shtet, sot duhet të shqyrtohet nga Komisioni amë i Kuvendit për Transport dhe Lidhje.

Në nenin 16 nga Propozim ligji është theksuar se mundësohet transporti hekurudhor publik për udhëtarë dhe mallra të kryhet nga personi juridik privat vendas apo i huaj, do të thotë hapet tregu për transportues të tjerë hekurudhor.

“Qëllimi është harmonizimi i legjislacionit evropian në pjesën e hapjes së tregut për shërbime hekurudhore që do të ofrohen nga disa transportues hekurudhor dhe harmonizim  edhe me legjislacionin kombëtar në pjesën e përdorimit të gjuhëve”, thuhet në shpjegimin e Propozim ligjit.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski në seancën fundit për pyetje të deputetëve apeloi që të votohen ndryshimet e propozuara, duke kujtuar se Qeveria i ka miratuar më 20 të këtij viti, por Kuvendi ende nuk është prononcuar.

“Nëse duam të kemi një komunikacion të suksesshëm të udhëtarëve dhe mallrave, një ndërmarrje të suksesshme në pjesën e hekurudhave, duhet të bëjmë liberalizim të komunikacionit hekurudhor në shtet”, theksoi Boçvarski, në pyetjen pse po anulohen linjat hekurudhore.

Të fundit