28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ndryshimi i nëntë ligjeve do ta lehtësojë zbatimin e projektit për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, konsiderojnë Kovaçevski dhe Bytyqi

Pakoja me ndryshimet e nëntë ligjegjeve, që është në procedurë kuvendore është pjesë e krijimit të kornizës ligjore për kryerje të shpejtë, cilësore dhe ligjore të punëve për projektim dhe ndërtim të Korridorit 8 dhe 10d, si projelkte strategjike në vend, theksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Kryerësi i projektuesit të gjërava, kompania botërore me renome “Behtel dhe Enka” janë zgjehdur me liguj special në Kuvend, të cilin e kanë mbështetur të gjithë. Këto nëntë ligje praktikst paraqesin harmonizim të një pjese të rregullativës ligjore, me qëllim që të mundet projekti të kryhet në afatin e parashikuar prej pesë vjetëve dhe kjo të bëhet në mënyrë ligjore”, tha Kovaçevski në përgjigjen e pyetjes pas promovimit të sotëm të asistentit të parë doigjital në sektorin privat ADA


Një pjesë e rregullativave ligjore janë edhe ndryshimet në Ligjin për trashëgimi kulturore dhe arkeologjike, për të cilin, siç theksoi Kovaçevski, këtë fundjavë janë zhvilluar bisedime të ministres së Kulturës me fellën profesioniste dhe me dikasteret ekonomike, të cilat janë hartues të ligjeve.

“Mendoj se do të gjendet zgjidhje, që do të jetë për kënaqësinë e të gjithëve”, theksoi Kovaçevski.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi i pyetur nëse E Majta mund t’i blllokojë nëntë ligjet në Kuvend, deklaroi se pret përpjekje për bllokim të ligjeve.

Ata, siç theksoi ai, vetëm do ta lehtësojnë zbatimin e projektit për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d.

“Debati duhet të jetë mes opinionit ekspert dhe deputetëve”, precizoi Bytyqi.

Të fundit