25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energjetik ka ulur çmimin e derivateve të naftës për mesatare prej 1.6%, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga mesnata çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1.50 denarë dhe do të shitet për 60.00 denarë për litër.

Çmimi i EUROSUPER BS-98 po ashtu lirohet për 1.50 denarë dhe do të shitet për 62.00 denarë për litër.

Çmimi i dizelit lirohet për 0.50 denarë dhe do të shitet për 53.00 denarë për litër.

Derivatet e vajrave ekstra të lehta do të lirohet për 0.50 denarë dhe do të shitet 52.50 denarë./Telegrafi/

Të fundit